Shoqëria e Avokatëve Vokshi & Lata përshëndet zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (GAS) nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), pas zgjedhjeve të mbajtura më 27 mars 2025. Në mesin e të zgjedhurve si arbitër për mandatin 2025–2029 është edhe Florin Lata, partner në firmën tonë.
Themelimi dhe fuqizimi i mekanizmave si Gjykata e Arbitrazhit Sportiv përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një infrastrukture të qëndrueshme dhe të drejtë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në fushën e sportit.
Një sistem i besueshëm i arbitrazhit është thelbësor për të garantuar integritetin, transparencën dhe profesionalizmin në të gjitha nivelet e veprimtarisë sportive.
Sporti në Kosovë është në zhvillim të vazhdueshëm dhe përfshirja e ekspertëve juridikë në struktura mbështetëse si Gjykata e Arbitrazhit Sportiv është një tregues i qartë i përkushtimit institucional ndaj standardeve ndërkombëtare.
Jemi të bindur se ky zhvillim do të kontribuojë pozitivisht në të ardhmen e sportit kosovar dhe në mbrojtjen e të drejtave të sportistëve, klubeve dhe federatave sportive.
Vokshi & Lata mbështet plotësisht iniciativat që synojnë forcimin e sundimit të ligjit në të gjitha fushat e jetës, përfshirë sportin, dhe do të vazhdojë të angazhohet në projekte që kontribuojnë në zhvillimin e institucioneve të qëndrueshme dhe efikase.

