Share

Në kohën kur tregtia elektronike po zhvillohet me ritme të shpejta në mbarë botën, po shfaqen gjithnjë e më shumë individë dhe biznese që ushtrojnë veprimtari mashtruese. Kjo ndikon në uljen e besimit të konsumatorëve ndaj blerjeve në internet dhe, rrjedhimisht, dëmton bizneset serioze që ofrojnë produkte origjinale në përputhje me kërkesat e klientëve.

Për këtë arsye, rregullimi ligjor i tregtisë elektronike është thelbësor për mbrojtjen e konsumatorëve nga veprimtaritë mashtruese, ruajtjen e besimit të tyre ndaj blerjeve në internet dhe sigurimin e qëndrueshmërisë së bizneseve të besueshme që ofrojnë produkte autentike në përputhje me pritshmëritë e konsumatorëve.

Shikoni dokumentin mbi tregtinë elektronike në Kosovë (PDF)

Çështjet që lidhen me tregtinë elektronike në Kosovë rregullohen nga disa ligje dhe akte të ndryshme nënligjore, të cilat janë të harmonizuara me rregullativën e Bashkimit Evropian.

Aktet kryesore ligjore që rregullojnë këtë fushë janë:

Kjo kornizë ligjore rregullon një sërë çështjesh që lidhen me tregtinë elektronike, përfshirë detyrimet për informimin e konsumatorëve, faturimin dhe pagesat elektronike, si dhe identifikimin elektronik.