Share

Kosova ka zhvilluar një kornizë gjithëpërfshirëse ligjore dhe rregullative në fushën e prokurimit publik, duke siguruar qasje, transparencë dhe trajtim të drejtë gjatë procesit të prokurimit, veçanërisht përmes sistemit të saj të prokurimit elektronik (E-Prokurimi).

Shikoni dokumentin mbi prokurimin publik në Kosovë (PDF)

Përveç prokurimit publik “tradicional”, ku shërbimet, punët ose mallrat blihen drejtpërdrejt nga autoriteti publik, Kosova tashmë ofron një mjedis të favorshëm ligjor dhe ekonomik për zhvillimin e Partneritetit Publiko-Privat (PPP).

Partneriteti Publiko-Privat synon t’ia besojë zbatimin e tërësishëm të projektit një subjekti të vetëm.

Duke krijuar mundësi investimi dhe duke mobilizuar investimet private, Partneriteti Publiko-Privat paraqitet, në shumë aspekte, si një zgjidhje ekonomikisht efikase dhe e qëndrueshme.