Akti kryesor ligjor që rregullon mbrojtjen e konsumatorit në Kosovë është Ligji Nr. 06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit (në vijim: “Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit”).
Ky ligj është i harmonizuar me direktivat e Bashkimit Evropian në fushën e së drejtës tregtare. Ai synon të rregullojë kushtet e tregut në marrëdhëniet ndërmjet bizneseve dhe konsumatorëve, të drejtat e konsumatorëve në marrëdhëniet kontraktuale, si dhe mbrojtjen e interesave të tyre.
Ndër dispozitat e shumta të këtij ligji, vlen të veçohen ato që rregullojnë praktikat e padrejta tregtare, etiketimin, paketimin dhe treguesit e çmimeve, si dhe të drejtat e konsumatorëve në marrëdhëniet kontraktuale.
Shikoni dokumentin mbi mbrojtjen e konsumatorit në Kosovë (PDF)

