Ndryshimet e fundit në Ligjin 08/L-262 po cenojnë rëndë të drejtat e qytetarëve dhe bizneseve, duke krijuar një pabarazi të theksuar në raport me shtetin dhe duke goditur rëndë sistemin e përmbarimit privat, një nga arritjet madhore të Kosovës. Ky ligj, i cili synon harmonizimin me Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative, ka sjellë ndryshime…

21 Tetor 2024 Nëse keni parashtruar ankesë në Bordin për Ankesa pranë Ministrisë së Financave, mund të jeni në rrezik të humbni të drejtën për paraqitjen e padisë. Kujdes! Afati për padi fillon në ditën e 31-të dhe përfundon në ditën e 60-të nga dorëzimi i ankesës në bord. Për shembull, nëse keni dorëzuar ankesën…

Ndryshimet e Deklaratave Tatimore para vitit 2024 po ndëshkohen padrejtësisht Një nga parimet themelore të drejtësisë është ndalimi i efektit prapaveprues të ligjit. Ky parim garanton që asnjë ligj nuk mund të zbatohet për të ndëshkuar veprime që kanë ndodhur para hyrjes së tij në fuqi. Kushtetuta e Kosovës e mbron këtë parim, duke siguruar…

Një nga dokumentet më të rëndësishme në strukturën dhe funksionimin e një kompanie është statuti i saj. Megjithatë, në Kosovë, shumë aksionarë dhe pronarë të bizneseve shpesh i kushtojnë pak vëmendje leximit dhe analizimit të këtij dokumenti. Në shumicën e rasteve, aksionarët fokusohen në çështje të caktuara si pronësia dhe rrallëherë shqyrtojnë në thellësi dispozitat…

Tatimpaguesit në Kosovë po përballen me një problem serioz: vendosja disproporcionale e barrës tatimore nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK). Në shumë raste, për një borxh tatimor prej 100,000 eurosh, ATK mund të vendosë barrë mbi një pasuri që vlen shumë herë më tepër, për shembull 5 milionë euro. Kjo është një masë që nuk…