Shoqëria e Avokatëve Vokshi & Lata
Vokshi & Lata është një studio ligjore e mirënjohur, e fokusuar në asistimin e klientëve në mjedisin sfidues ligjor të sotëm. Si një studio me shërbime të plota (full-service), Vokshi & Lata këshillon kompani të rëndësishme vendase e ndërkombëtare, si dhe institucione financiare në Kosovë.
Ekipi ynë përbëhet nga partnerë me përvojë dhe bashkëpunëtorë të rinj e të motivuar. Struktura e brendshme organizative i mundëson studios të ofrojë shërbime të specializuara dhe të orientuara drejt klientit, duke maksimizuar përgjegjshmërinë për shërbimet e ofruara. Përmes ofrimit të shërbimit të plotë, klientët tanë përfitojnë këshillimin e nevojshëm ligjor në një pikë të vetme (one-stop-shop).
Fryma e bashkëpunimit mes partnerëve eminentë dhe të rinjve mendje mprehtë, i mundëson studios Vokshi & Lata ofrimin e shërbimeve të bazuara në përvojë, njohuri dhe kreativitet. Struktura organizative e studios lehtëson gjithashtu ofrimin e shërbimeve brenda një kohe të shkurtër, pavarësisht volumit të punës.
Studioja udhëhiqet nga partneri senior, Z. Adem Vokshi, i cili ka një përvojë të gjerë në praktikën e ndjekjes së çështjeve komplekse gjyqësore, dhe Z. Florin Lata, i cili vlerësohet lart nga klientët për qasjen e tij të orientuar drejt zgjidhjeve
Për ne
Vokshi & Lata është një nga studiot ligjore kryesore në Republikën e Kosovës, e fokusuar në asistimin e klientëve vendas dhe ndërkombëtarë në të gjitha fushat e së drejtës biznesore dhe komerciale. Ajo udhëhiqet nga dy partnerë me përvojë të konsoliduar – Adem Vokshi dhe Florin Lata, të cilët gëzojnë një reputacion të respektuar dhe zotërojnë ekspertizë të gjerë në fushat e tyre profesionale.
Ekspertiza jonë
Ne bashkëpunojmë me një grup të gjerë ekspertësh nga fusha të ndryshme të së drejtës, me të cilët konsultohemi rregullisht për t'u ofruar klientëve tanë shërbime të cilësisë më të lartë. Përmes ofrimit të këshillave profesionale dhe praktike, ne kemi ndërtuar marrëdhënie afatgjata me liderë të industrisë. Ne i qasemi çdo klienti me këshillim juridik të përshtatur posaçërisht sipas nevojave të tyre individuale.
Qasja personale është synimi ynë kryesor
Ne punojmë në mënyrë individuale me secilin prej klientëve tanë, me qëllim që të garantojmë vëmendje të veçantë për të gjitha çështjet tona.
VLERAT TONA
Nëse synoni t'i zgjidhni çështjet tuaja përmes korrupsionit, atëherë nuk jeni në adresën e duhur. Ne inkurajojmë një sistem gjyqësor të pastër dhe jemi kategorikisht kundër çdo forme të ryshfetit. Për shkak të përvojës sonë të gjerë me gjykatat, ne njohim shumë prej kolegëve tanë, përfshirë gjyqtarë dhe prokurorë; megjithatë, e vetmja mënyrë se si ne mund t'ju ndihmojmë është përmes shërbimeve ligjore profesionale. Rrjedhimisht, duhet të jeni të vetëdijshëm se ne ofrojmë ekskluzivisht shërbime juridike të bazuara në standardet më të larta të etikës. Njohja me një gjyqtar nuk përbën një "shërbim ligjor" që ne ofrojmë.
Nëse nuk keni besim te një avokat, atëherë duhet të shmangni bashkëpunimin me të. Gjatë punës me ne, kërkohet që të na ofroni çdo detaj të çështjes, përfshirë edhe ato elemente që ju i konsideroni si "sekrete". Nëse nuk na vini në dispozicion çdo informacion që zotëroni, ne nuk marrim përsipër asnjë përgjegjësi për ndikimin negativ që ky mungesë informacioni mund të shkaktojë në rrjedhën e çështjes suaj.
Ne besojmë se tregu është i mbingarkuar me firma ligjore dhe avokatë individualë, por është profesionalizmi ai që bën dallimin. Ekziston një nevojë emergjente për t'u fokusuar te cilësia dhe jo te sasia e shërbimeve të ofruara. Rrjedhimisht, ne zgjedhim të angazhohemi në çështje për të cilat besojmë se kanë baza ligjore për të pasur një epilog pozitiv. Megjithatë, kjo nuk duhet të interpretohet si garanci për një rezultat të favorshëm. Ajo që ne garantojmë është ofrimi i shërbimeve ligjore profesionale, dhe jo premtime boshe mbi rezultatin e çështjes.
Në firmën tonë, ne besojmë se të mësuarit nuk përfundon kurrë dhe se gjithmonë ka risi me të cilat duhet të jemi në hap. Ne i kushtojmë vëmendje të veçantë përsosjes së vazhdueshme profesionale, me qëllim që të kuptojmë më mirë nevojat e klientëve tanë dhe të jemi sa më praktikë në gjetjen e zgjidhjeve ligjore. Ne jemi në kërkim të vazhdueshëm të trendeve të fundit juridike, ndryshimeve legjislative dhe praktikave gjyqësore më të reja.
Çdo informacion që na ofrohet mbetet rreptësisht konfidencial dhe në asnjë rrethanë nuk do të ndahet me palë të treta. Ne e mirëkuptojmë plotësisht se informacioni që i besohet avokatit është personal dhe i ndjeshëm, prandaj kujdesemi që ta mbrojmë atë me vigjilencë maksimale. Përtej besueshmërisë sonë etike, ne përdorim teknologji të avancuar për të siguruar mbrojtjen e kopjeve digjitale të dokumenteve ligjore me të cilat punojmë.
Ashtu siç është shprehur Anne Frank: "Askush nuk është varfëruar kurrë duke dhënë". Ne besojmë se kjo vlen edhe për ndarjen e njohurive me të tjerët. Ne jemi bërë këta që jemi sot duke përthithur përvojën dhe dijen e shumë partnerëve ligjorë dhe biznesi me të cilët kemi bashkëpunuar. Prandaj, ne jemi të gatshëm të ndajmë ekspertizën tonë, veçanërisht me të rinjtë që na rrethojnë. Kjo jo vetëm që na mundëson të japim një kontribut modest për shoqërinë dhe gjeneratat e reja, por gjithashtu na ndihmon të mësojmë nga të tjerët dhe të rritemi vazhdimisht.

