Share

Mbrojtja e të dhënave personale në Kosovë rregullohet me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (“Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”), i cili ka hyrë në fuqi më 13 shkurt 2019.

Ky ligj transpozon Rregulloren (BE) 2016/679 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, të datës 27 prill 2016 (GDPR), për mbrojtjen e personave fizikë në lidhje me përpunimin e të dhënave personale dhe për lëvizjen e lirë të këtyre të dhënave.

Një ligj tjetër që përmban disa dispozita që lidhen me mbrojtjen e të dhënave personale është Ligji Nr. 04/L-109 për Komunikimet Elektronike (“Ligji për Komunikimet Elektronike”).

Shikoni dokumentin mbi mbrojtjen e të dhënave personale në Kosovë (PDF)