Mbrojtja e të dhënave personale në Kosovë rregullohet me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (“Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”), i cili ka hyrë në fuqi më 13 shkurt 2019. Ky ligj transpozon Rregulloren (BE) 2016/679 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, të datës 27 prill 2016 (GDPR), për mbrojtjen…

Për nëntë javë kemi shpjeguar se çfarë janë të dhënat personale, cilat të drejta i gëzon subjekti i të dhënave dhe kush siguron mbrojtjen e tyre, përgjegjësitë e kontrolluesve dhe përpunuesve, rolin e Zyrtarit për Mbrojtjen e të Dhënave, gjobat dhe sanksionet nga Agjencia. Këtë javë, javën e dhjetë, pra javën përmbyllëse të serisë së…

Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale nuk është çështje zgjedhjeje apo etike, por një obligim i detyrueshëm ligjor që imponon përgjegjësi të drejtpërdrejtë dhe sanksione serioze ndaj çdo shkelësi. Ligji i ka dhënë Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP) kompetenca të plota për të hetuar, urdhëruar masa korrigjuese dhe vendosur gjoba administrative kundër kontrolluesve…

Në një kohë ku përpunimi i të dhënave personale është i përhapur dhe i shpejtë, shkeljet e sigurisë së të dhënave janë një rrezik real dhe i pranishëm për çdo kontrollues apo përpunues. Një shkelje e të dhënave mund të ndikojë rëndë në privatësinë dhe të drejtat e individëve, duke shkaktuar pasoja serioze ligjore dhe…

Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (LMDHP) synon të sigurojë mbrojtje efektive të të dhënave personale, jo vetëm përmes garantimit të të drejtave të individëve, por edhe përmes vendosjes së përgjegjësive të qarta për kontrolluesit dhe përpunuesit. Kush janë kontrolluesit dhe përpunuesit? Kontrollues është subjekti që përcakton qëllimet dhe mënyrën e përpunimit të të…

Në mënyrë që kontrolluesit e të dhënave të kryejnë një përpunim të ligjshëm të të dhënave, ashtu siç përcakton parimi kryesor i mbrojtjes së të dhënave personale, përpunimi duhet mbështetur në një bazë ligjore. Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (LMDHP) përcakton 6 baza ligjore për përpunimin e të dhënave personale jo të ndjeshme,…

Parimet bazë të mbrojtjes së të dhënave personale përbëjnë themelin e gjithë procesit të mbledhjes, përpunimit dhe kontrollimit të këtyre të dhënave. Neni 4 i Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (LMDHP) ka përcaktuar disa parime bazë, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt dhe tërthorazi në rregullat dhe detyrimet e tjera që përmban ligji. Për çdo…